Categories Lajme

Zëri i Amerikës: Lindshmëria në Shqipëri vazhdon të jetë e ulët

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varferine dhe rritur lindshmërinë.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasur me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019.

Në fillim të ketij viti Qeveria shqiptare njoftoi shpërndarjen e një bonusi me qëllim nxitjen e rritjes së popullsisë. Nga 1 janari i vitit 2019 familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e pare të lindur, 80mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120.000 mijë lekë për fëmijën e tretë. Emigracioni dhe nivelet e larta të varfërisë në shumë zona shihen ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien lindjeve dhe uljen e shtesës natyrore të popullisë.

Vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që po u drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për marrjen e shtetësisë duke humbur lidhjet me vendin amë. Sipas të dhënave të EUROSTAT, publikuar pak ditë më pare, përfituesit shqiptarë përbënin rreth 8% të rreth 825. 000 personave që kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në Bashkimin Europian gjatë vitit 2017.

Sipas EUROSTAT 58,853 qytetarë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së me rreth 68 mijë pasaporta. Greqia dhe Italia janë dy shtetet fqinje me Shqipërinë që kanë dhënë më shumë pasaporta për shqiptarët (97% të totalit) vlerësohej nga të dhënat e EUROSTAT.

Shqiptarët në Greqi po e përdorin nënshtetesinë greke për të emigruar drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian apo për të përfituar ndjekjen e arsimimit të fëmijëve në universitetet europiane ku tarifat janë më të ulta për shtetasit nga vendet anëtare. Rritja e përfitimit të nënshtetësisë ka vijuar të rrisë emigrimin e shqiptarëve i cili po ndihet sidomos në zonat ndërkufitare shqiptare të cilat janë braktisur në masë të madhe nga banorët. /Voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME