Categories Lajme

“Zëri i Amerikës”: Rikthehet trafiku me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

Një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua mesnatën e së premtes nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve. 14 emigrantë u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, sipas burimeve spitalore, ndërsa të tjerët morën ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas u dërguan në mjediset policore.

Mes tyre në Vlorë ndodheshin edhe katër gra dhe një fëmijë, ndërsa mes të lënduarve, që u dërguan në Tiranë, ishin edhe tre fëmijë të tjerë. Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Sipas burimeve policore, emigrantët njoftuan vet me telefon policinë e Vlorës dhe të Fierit, pasi kanë qëndruar gati tre orë në det të hapur në rrezik mbytjeje, ndërsa skafistët i kanë shpëtuar arrestimit nga policia./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME