Categories Lajme

Zëvendëson Lorena Haxhiun, kush është zv.ministrja e re e Arsimit, zbulohet CV dhe mesatarja e saj

Ndërkohë që prej dy ditësh rrjeti po zien pas emërimit të zv.ministrit të Arsimit në Kosovë, Driton Bardheci, i cili nuk kishte përfunduar ende studimet Bachelor dhe kishte mesataren 6.8, në Shqipëri ndodhi krejt e kundërta. Zv.ministrja e re e Arsimit në Shqipëri, Aspasjana Kongo, e cila është emëruar ditën e sotme, pas dorëheqjes së Lorena Haxhiut, pasi ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. ka mbaruar studimet e larta me mesataren 10, ndërkohë që ka një CV mjaft të pasur.

Kongo ka mbaruar në vitin 2006 Fakultetin e Shkencave-Sociale , për Shkenca Politike, ndërkohë që nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vijuar studimet sërish duke u diplomuar edhe në Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, për Shkenca Komunikimi.

Më tej Kongo ka vijuar studimet master pranë Instituti të Studimeve Europiane ISE për Politikë dhe Qeverisje Europiane. Kongo po ashtu ka botuar edhe një sërë artikujsh shkencorë, ndërkohë që është kordinatore dhe autore e një sërë projektesh. Së fundmi Kongo ka mbajtur postin e Drejtores së Rinisë në Bashkinë e Tiranës, si dhe ka qenë Nismëtare dhe kordinatore e grupit të punës për marrjen e titullit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME