Categories Lajme

Zëvendëson Mogherinin, cilat janë qëndrimet e tij për shkëmbimin e territoreve

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, pritet që të jetë shefi i ri i diplomacisë së Bashkimit Evropian. Në këtë pozitë ai do ta pasojë italianen Federica Mogherini, e cila për një kohë të gjatë ka mbajtur postin e kryenegociatores në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fakti që Borell vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën po shihet si mjaft problematik për Kosovën, megjithatë ka diçka jashtëzakonisht pozitive nga diplomati spanjoll. Ai është kundër idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë ai e kishte thënë gjatë një takimi joformal që kishin pasur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në Vjenë të Austrisë në fund të gushtit 2018.

Ai kishte treguar se në atë takim kishte theksuar refuzimin e fortë të vendeve evropiane për një zgjidhje finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të kalonte përmes idesë së shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve.

Teksa kishte komentuar idenë e shkëmbimeve të territoreve, ku parashihej që Kosova të jepte komunat veriore të banuar nga serbët, në këmbim të Luginës së Preshevës, Borell kishte deklaruar se Evropa nuk është ndërtuar në frymën e shteteve etnikisht të pastra, por për shtete të cilat jetojnë së bashku shumë nacionalitete.

“Evropa nuk është ndërtuar mbi parime një etnike homogjene, në suaza të kulturës dhe kombësise. Ajo është ndërtuar për të ndihmuar të jetojnë së bashku njerëz të etnive të ndryshme”, kishte theksuar Borell.

Ai kishte treguar se nuk ka kurrfarë simpatie për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Fakti që po flitet për të ripërcaktuar kufijtë, nuk ka ngjallur ndonjë simpati” kishte shtuar ai.

Ndër të tjera Borell kishte thënë se një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës deh Serbisë do të lehtësonte vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, siç është rasti për Spanjën, për të marrë një vendim përfundimtar.

‘Ne nuk mund të jemi më katolikë se Papa’, kishte thënë ai.

Përveç kësaj ai ka thënë se Spanja nuk do të paraqesë asnjëherë pengesë për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të jenë të ndara në baza etnike dhe fetare sikurse India me Pakistanin.

“Ne nuk do të paraqesim ndonjë pengesë. Serbia dhe Kosova nuk mund të jenë India dhe Pakistani, dy vende që u ndanë në atë kohë në nënkontinentin indian sipas kritereve fetare dhe etnike”, kishte theksuar Borell. Burimi: Gazeta Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME