Prokuroria e Dibrës zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen “184” ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016. Dy prokurorët që hetojnë dosjen janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.
Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës pasi dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kr.iminal”
