Categories Lajme

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Thaçi kërkon formimin e qeverisë: Lërini anash interesat politike

Pas konstitutimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi. Kreu i shtetit ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida përpara të cilët kërkojnë unitet për t’i tejkaluar.

Sipas presidentit Thaçi, partitë politike duhet të lënë anash mospajtimet dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Thaçi.

Në legjislaturën e VII-të, Glauk Konjufca është zgjedhur kreytar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa nënkryetarë, Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME