Categories Politike

Zgjedhje të parakohshme/ Paralajmëron Dash Shehi: Nëse s’pranojnë platformën tonë, do kalojmë në mjete të dhunshme

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se opozita ka përcaktuar strategjinë për zgjedhje të parakohshme.

Shehi në një intervistë për Fax News, ka theksuar se platforma do i paraqitet dhe ndërkombëtarëve dhe nëse nuk funksionon kjo platformë, atëherë opozita e bashkuar do të përdorë mjete të dhunshme.

“Qeveri tranzitore e cila do të realizojë ato 9 pikat e Bundestagut, që ne konsiderojmë platrfoma më e mundshme, për negociatat. Ne kemi probleme të tjera sa të duash, por kjo do të dominojë dhe në zgjedhjet të ardhshme.

Do të punojmë intensivisht deri në dhjetor, për platformën që kemi propozuar. Nga pranvera tjetër të hapen negociatat. Zbërthimi i 9 pikave dhe oferta jonë. Këtu fillon aksioni i ri politik. Nëse bie në vesh të shurdhët do të përdorim dhe mjete më të dhunshme se mjetet e tjera normale politike.Të jemi alternativë reale në të mirë të shqiptarëve. Jemi gati të ndërhyjmë të bëhemi pjesë e kësaj situate. Do të ofrojmë alterantivat tona. Këtë lloj Teatri absurd mund ta fillojmë dhe vetë. E njëjta gjë, për krimin e organizuar.

Kush e pengon këtë punë që mos të bëhet Gjykata Kushtetuese?! Nuk i pengon më opozita. Ai që është në krye të vendit nuk i intereson Refoma në Drejtësi dhe as Intergimi i vendit. I rëndësishëm është integrimi vendit. Loja me Shqipërinë do të fillojë nga fillimi. Opozita do të zgjedhë një variant që është më i miri për shqiptarët. Kjo punë ka nevojë për dialog politik. Demokraci të gjitha rrugët kalojnë ndërmjet debatit. Mirë do të ishte të ishin bërë disa revolucione, por po ti kishim bërë nuk do të ishim në këtë situatë ku jemi sot.”- u shpreh kreu i LZHK-së, Shehi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME