Categories Lajme

Zgjedhjet e 14 majit, tërhiqen nga gara 4 kandidatë të Alibeajt

Katër kandidatë të grupimit Alibeaj, të regjistruar në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit janë tërhequr nga gara.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, bëhet fjalë për Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreto i Librazhdit.

Kandidati i Korçës, Gjata, konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara bashkë me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PD lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)

Gjergji Gjata, ish-kandidati i Alibeajt për Korçën

Sipas informacioneve, Alibeaj gjithsej ka dorëzuar 17 emra kandidatësh, të cilët asnjëherë nuk i ka bërë publikë për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME