Categories Lajme

Zgjedhjet e 25 Prillit, Kim nga Vlora: Të nxiten qytetarët të votojnë

Dhjetë ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim zhvilloi në Vlorë me përfaqësues të shoqërisë civile ku i ftoi ata të luajnë një rol të rëndësishëm për të nxitur qytetarët të votojnë.

Diplomatja amerikane nxiti veçanërisht të rinjtë që ti drejtohen kutive të votimit për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri. “Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës Amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME