Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00, në zyrat e degës nr.8, përballë me gjimnazin Partizani. Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia e partisë në atë që quhet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë është bërë publike ditën e djeshme.
Në listën e gjatë me 140 emra të PD-së për qarkun e Tiranës spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit. Në këtë listë spikasin edhe emra nga bota e artit, si Klodiana Shala, Julian Deda, Robert Budina apo Taulanda Jupi si dhe sportistët si Andi Lila në Kavajë, Gent Muça në Tiranë, por edhe Artan Pogoni.
