Categories Lajme

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Berisha flet për herë të parë: Kam mbetur i habitur nga…

Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten në darkë është shprehur për herë të parë në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke nënkuptuar se data e zgjedhjeve për kryetar duhej shtyrë, pasi detyra kryesore e partisë ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin “Politikon” në OraNews, Berisha tha se mbeta i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj partie.

Për ish-kryeministrin detyra kryesore e PD-së do të ishte pikësëpari faktimi i batërdisë elektorale, (siç e quan ai) para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Sipas tij, ky ishte detyrimi i parë, ndërsa shton se më pas duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike.

Ai theksoi se për shkak të vendimit unanim të Këshillit Kombëtar, vendosi që të mos shprehet në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e PD-së.

“Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha ish-kryeministri.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike.

Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME