Categories Lajme

Zgjedhjet vendore/ PS jo më tubime të mëdha, Gjiknuri zbardh diskutimet në Kryesinë e PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS, duke deklaruar para gazetarëve ndër të tjera, se programi i socialistëve në këto zgjedhje do të përqendrohet në progresin dhe zhvillimin e vendit dhe se nuk do të mbajnë tubime apo organizime të mëdha.

Gjiknuri u shpreh se pala kundërshtare nuk ka program, ndërsa i pyetur për deklaratën e Ramës se do të mbjellin pemë dhe nuk do të shpenzojnë për fushatë, u shpreh se ky është një mesazh që duan t’i japin qytetarëve.

Po ashtu ai është pyetur lidhur me akuzat që deputetët e PS kanë bërë ndaj Monika Kryemadhit për paratë ruse, duke thënë se i takon tashmë drejtësisë që të merret me këtë çështje.

“Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete të mëdha masive. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitete. Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla.

Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Pala tjetër nuk ka asnjë program.

Nuk është çështja se sa herë do të deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, i takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën, PS s’do jetë pjesë e konferenca përditë në shtyp për këtë. Faktet janë evidentuar, dhe i takon drejtësisë.

Veçse PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemës është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve.

Logon dhe sloganin tonë politik do të bëjmë publik, por do t’i mëshojmë mesazhit të progresit dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME