Categories Lajme

Zgjerimi i depozitave të individëve, më i lartë se i bizneseve

Statistikat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se si individët, ashtu edhe bizneset rritën depozitat, ose kursimet financiare në banka gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019.

Sipas BSH-së, zgjerimi i depozitave të individëve ishte rreth 6 herë më i lartë se ai i bizneseve. Rritja e depozitave të individëve, e cila ishte kryesisht në valutë, reflektoi edhe rënien e investimeve të tyre në tituj. Sipas vrojtimit që kryen rregullisht Banka e Shqipërisë, pesha e familjeve që kanë një borxh për të paguar është relativisht e ulët (24%), dhe ngarkesa e borxhit vlerësohet e përballueshme.

Për periudhën e ardhshme, familjet shprehen më të gatshme për të rritur nivelin e huamarrjes. Edhe për ndërmarrjet, ngarkesa me borxh vlerësohet e përshtatshme, në kushtet kur vlera e borxhit zë gjysmën e vlerës së kapitalit për 78% të ndërmarrjeve, dhe gati 67% e tyre deklarojnë se pagesa e borxhit nuk kalon 20% të të ardhurave të veprimtarisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME