Categories Lajme

“Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon” flet Xhelilaj: Pasojat janë paparashikueshme

Ermal Xhelilaj, profesori i Drejtësisë Detare foli për dekretin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon, ku theksoi se ky vendim mund të vejnë në pozitë të vështirë Shqipërinë dhe se këto ndërhyje arrihen nëpërmjet një marrëveshje që mos cënohet interesi i shtetit tjetër apo të bëhet një ndarje e pabarabartë. Ndër të tjera Xhelilaj theksoi se shtete duhet të kenë transparencë dhe se një interesat e Greqisë për tu zgjeruar me 11 milje në detin Jon bien ndesh me interesat e Shqipërisë.

“Greqia me këtë dekret në një pjesë të hapësirës detare që e ka me Shqipërinë, ndodhen në një situatë që pasojat mund të jenë të paparashikueshme në lidhje me humbje e territorit të mundshëm të Shqipërisë. Ky zgjerim i Greqisë, mund të verë në pozitë të vështirë Shqipërinë duke mundësuar çedimin ndoshta të një pjese të ujërave territoriale që ne kemi pasur nën juridiksion para se ky dekret të hynte të fuqi.

Zgjerimi ujërave kombëtare i çdo shteti mund të ketë impakt mbi shtetin tjetër, prandaj konventa përcakton se ndarja e ujërave duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos sjelli si pasojë një produkt i cili nuk është në propocion të drejtë me nocionin e barazisë dhe elementët që kanë të bëjnë me një ndarje të drejtë dhe sa më efiçente për të dyja shtete. Çdo shtet duhet dali i barabartë me këtë marrëveshje, por interesat e Greqisë bien ndesh me interesat e shtetit Shqiptar”, u shpreh Xhelilaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME