Categories Politike

Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike

Kanë dalë rezulatet e zgjedhjeve për anëtarë të kryesisë në Partinë Demokratike. Numrin më të madh të votave e ka marrë Tomor Alizoti dhe pas tij është renditur Jorida Tabaku. Rezultatet i njoftoi Jemin Gjana, kryetari i komisionit zgjedhor në PD.

“Nga 355 anëtarë të këshillit Kombëtar kanë marrë pjesë në votim 328, nga këto fletë votimi në kuti janë 328. Nga këto fletë votimi të pavlefshme janë 18.”- u shpreh Gjana.

Në bazë të rezultateve 15 fituesit në rend alfabetik janë:

Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enkelejd Alibeaj

Enno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Flamur Noka

Florian Mima

Grida Duma

Izmira Ulqinaku

Jamarbër Malltezi

Jorida Tabaku

Grida Duma

Kreshnik Çollaku

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Tomor Alizoti

“Bazuar në nenin 9 pika 5 e statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të kryesisë me 15 anëtarë, në mënyrë të detyruar, 30% e këtij numri duhet të jenë femra.

Nga pikpamja statutore që nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luciano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta.

Kjo zhvendosje e këtyre emrave, futen 4 femra që bazuar në numrin e votave që kishin nuk kanë hyrë në 15 me këtë renditje, përjashto Jorida Tabakun, e cila ka hyre automatikisht në numrin e votave që kishte. Kështu janë future dhe 4 femra të tjera: Dhurata Çupi, Grida Duma, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku.”– u shpreh Gjana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME