Categories Lajme

Zgjidhet kryeministri i ri i Maltës pas krizës për vrasjen e gazetares

Avokati 42-vjeçar Robert Abela është zgjedhur drejtuesi i Partisë së Punës në Maltë, duke u bërë automatikisht kryeministër. Zgjedhja e tij u bë pas dorëheqjes së Jozef Muskat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia. Kryeministri i ri është i biri i ish-presidentit të Maltës, George Abela, dhe pritet të betohet të hënën.

Abela, u zgjodh nga votat e 17.500 anëtarëve të partisë së Punës. Ndërsa kundërshtari i Abela-s ishte Chris Fearne, i cili mori rreth 2500 vota më pak se shefi i porsazgjedhur i qeverisë. Robert Abela, një aktivist i Partisë së Punës, u bë anëtar i parlamentit maltez vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017. Ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit deri në shtator të vitit 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME