Categories Lajme

Zgjidhje së shpejti furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat e bashkisë Himarë

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, zhvilloi sot një takim me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako, për mundësinë e financimit të projekteve që ka hartuar bashkia e Himarës për ndërtimin e ujësjellësave të fshatrave Vranisht dhe Tërbaç.

Gjithashtu gjatë takimit Sinaj dhe Bllako diskutuan edhe për projektet që ka hartuar bashkia e Selenicës për fazën e fundit të ndërtimit të ujësjellësit Brataj-Lepenicë-Gjorm dhe të ujësjellësit të fshatrave Kotë, Armen dhe një pjese të qytetit të Selenicës.

Gjatë bisedës me drejtorin Bllako, deputeti Sinaj theksoi në mënyrë të veçantë nevojën për një studim të thelluar të të gjithë zonës nga AKUK, si projektimin e ujësjellësit Peshkëpi-Vllahinë-Kocul, i cili ka nevojë emergjente për ndërhyrje së bashku me ujësjellësat e fshatrave Kropisht e Mallkeq, si edhe edhe të ujësjellësave të të gjithë krahinës së Smokthinës, ku burimet ujore nuk mungojnë dhe të Njësive Administrative Sevaster, Kotë dhe Armen.

Nga ana e tij, Bllako e siguroi deputetin Sinaj se do të shikojë me përparësi mundësinë e financimit të projekteve të ujësjellësave, të cilët janë hartuar dhe dërguar pranë AKUK nga bashkitë Selenicë dhe Himarë, por edhe projektimin e ujësjellësit Peshkëpi-Vllahinë-Kocul.

Sinaj falënderoj drejtorin Bllako për interesimin e treguar dhe punën e palodhur që kryen çdo ditë në zgjidhjen e problemit jetik të furnizimit me ujë të pijshëm.“Interesimi im nuk do të mungojë deri në realizimin e të gjitha projekteve”, tha Sinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME