Categories Lajme

Zhdukja e biznesmenit italian, detaje të reja

Petrazzini ka marrë në pyetje partneren shqiptare të 45 vjeçarit nga San Giustinese, në përpjekje për të rindërtuar miqësitë dhe kontaktet e tij, por gjithashtu edhe për të analizuar gjendjen ekonomike të disa kompanive aktualisht në emër të gruas, nga e cila Davide kishte një djalë të mitur. Javën e kaluar, policia gjithashtu bëri një kontroll në shtëpinë e biznesmenit në Lama dhe në hotelin ngjitur.

Në këtë kontekst, hetuesit kanë ridëgjuar edhe ish-gruan e Pecorellit – e cila ishte e para që d enoncoi zhdukjen e tij  përsëri për të rindërtuar marrëdhëniet, jetën dhe kontaktet e saj të fundit. Siç dihet, Davide, më 3 janar arriti në Tiranë me një aeroplan, i shoqëruar në kryeqytet  nga një mik nga Lama. Ndërkohë, në Shqipëri, h etuesit kanë rindërtuar rrjetin e kontakteve të tij (disa që ai i takonte sistematikisht gjatë udhëtimeve).

Bëhet fjalë për njerëz të ndryshëm. Por ka edhe disa lëvizje të Pecorellit në Shqipëri që janë bërë përmes Ankonës nga deti, raporton Noa.al, duke cituar “La Nazione”-n. Dihet gjithashtu, se bombula oksigjeni (për përdorim kozmetik) u gjetën në makinën e djegur, të cilat sipërmarrësi i përdorte për makineritë që tregtonte në biznesin e tij.

Gjatë udhëtimit të fundit, Davide i kishte thënë një shoku (me të cilin, në Itali, ai duhet të kishte filluar një biznes, gjithmonë në degën e qendrave të bukurisë), se do të duhej të takohej me një mjek për të negociuar shitjen e një lazeri me vlerë të konsiderueshme (rreth 70 mijë euro). Në fund, ADN: burime hipotezojnë që rezultati i h etimeve italiane nuk do të vijë para javës së ardhshme.

Kujtojmë, se 21 ditë pasi janë gjetur eshtrat në makinën e djegur  në aksin Pukë-Tiranë me të cilën ka lëvizur Davide Pecorelli, hetuesit italianë kanë mbërritur në Pukë dhe së bashku me ata shqiptarë kanë riinspektuar nga afër makinën dhe do të ekzaminojnë telefonin e të ndjerit. Davide Pecorelli, 45 vjeç, dyshohet se është gjetur i djegur në makinën e marrë me qira prej tij pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME