Categories Lajme

Zhduket në rrethana të paqarta 56-vjeçari, motra apel për gjetjen e tij

Spiro Gjeka, 56 vjeç është zhdukur në rrethana të paqarta një javë më parë. Kontaktet e fundit me familjarët, 56 vjeçari i ka pasur të hënën e kaluar në 25 janar. Ai kishte shkuar të punonte në Dërnenas të Libofshës në një stan me bagëti. Por një ditë më pas 56 vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë.

 “Kemi 7 ditë pa komunikuar. Vetëm një herë mori në telefon dhe nuk kemi pasur më kontakte. Provuam ta telefononim, por nuk ndryshoi gjë. Ne na lajmëroi një kushëri që punon në stan se vëllai nuk gjendej. Policia deri tani nuk ka zbuluar asgjë. Edhe shokët dhe banorët të fshatit kanë ndihmuar për ta gjetur, por asgjë deri tani. Gjeka ishte njeri i qetë nuk ngatërrohej me njeri, bënte punën e tij”, tregon mes lotësh e motra e 56-vjeçarit , ndërsa bën apel për gjetjen e tij.

Familjarët dyshojnë se 56 vjeçarit mund t’i ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi dhe kërkojnë nga policia të përshpejtojë kërkimet për gjetjen e tij.

Spiro Gjeka nga fshati Mujalli bënte punë të ndryshme si punëtor dhe nuk kishte konflikte. Pas zhdukjes së tij banorë dhe familjarë kanë bërë kërkime në zonë, por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të 56-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet gjithashtu, por ende nuk ka zbuluar asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME