Categories Lajme

Zhdukja e mistershme e babait të 3 fëmijëve, i ati i moshuar: Shkoi për të riparuar një bujtinë

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se kolegu i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit është parë duke punuar në një bujtinë.

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi

Skënder Pepkolaj thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

“Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall.

Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj.

Ka qenë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në Polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por ende pa asnjë rezultat.

Dyshimet/ Zhdukja e mistershme e babait të 3 fëmijëve, i ati i

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME