Categories Lajme

Zhdukja e shqiptares në Greqi, babai i saj: Kemi gërmuar tokën për ta gjetur, jeta i ndryshoi kur ajo u lidh

Gjashtëmbëdhjetë muaj pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Koropi, misteri vazhdon ende. Rasti i zhdukjes misterioze të shqiptares rikthehet në emisionin “Drita në tunel”, me fakte dhe dëshmi të reja. Në emision folën edhe prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur. Babai i saj foli i përlotur para kamerave në lidhje me zhdukjen e saj.

Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. Çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisin, lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë. Nëse na dëgjon, të na bëj qoftë dhe një telefonatë. Ajo është vetëm 21 vjeç. Ne shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë. Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Po uroj që të jetë një skenar i mirë: të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.

Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue.

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunës, 17 tetor 2020, në kryqëzimin e Marathonos Avenue me Marinos Antipas, pashë një vajzë brune me karakteristikat e Artemisës që ecte me nxitim në rrugë. Në fillim nuk i kushtova vëmendje, por u befasova nga koha. Ajo kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të bardhë dhe një çantë shpine. Unë do të shkoja në Rafinë me motrën time. Nuk mund të jem plotësisht e sigurt se ishte Artemis, por ajo kishte të njëjtën prerje dhe kishte veshur të njëjtat rroba me ato që tregove në emision. Unë kam dhënë edhe një deklaratë pranë Autoriteteve se është gjynah për vajzën. Shpresoj që diku të jetë mirë dhe të gjendet.

19-vjeçarja Artemis u zhduk nga Koropi mesditën e 16 tetorit 2021. Ajo doli nga shtëpia ku jetonte me familjen në Koropi në orën 14:00 , për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash në Peania. Pak para orës 16:00 , xhaxhai i saj raportohet se e ka parë duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në orën 17:30 i është fikur celulari në Kanza. Që atëherë Artemisa nuk ka dhënë shenja jete .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME