Categories Lajme

Zhytja në botën virtuale sjell ankth dhe efekteve depresive tek adoleshentët

Distancimi nga ambjenti që na rrethon dhe fokusimi në jetën virtuale, çon në shfaqjen e ankthit dhe efekteve depresive. Adoleshentët preken më së shumti nga ky fenomen ndaj dhe Psikologia Alketa Çoku, në një intervistë për Report TV, rekomandon mirëkuptim dhe mbështetje si nga ana e prindërve ashtu dhe nga mësuesit në shkollë.

Teknologjia, rrjetet sociale, janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Jeta e botës virtual, duke u distancuar nga mjedisi që na rrethon, ndikon  në aspektin psikologjik, duke shkaktuar ankth, atake paniku dhe efekte depresive.

Adoleshentët, ndjehen më të lirë në rrjetet sociale, pasi kanë më tepër liri në atë që zgjedhin të bëjnë apo personat me të cilët kontaktojnë. Psikologia Alketa Çoku  tregon për Report Tv se prindërit duke organizuar jetën për fëmijët e tyre, jetë me të cilën ata nuk identifikohen dot, i shtyn drejt përdorimit të rrjeteve sociale dhe mbylljes në vetvete, që rrjedhimisht con në shfaqjen e ankthit.

“Duhet ti lënë të zgjedhin, çfarë do të thotë të zgjedhin? Që të mos ja planifikojnë të ardhmen. Nëse fëmija ka dëshirë të bëhet sportist, le të bëhet sportist dmth të mos ja pklanifikojë të gjithë jetën ashtu sic do prindi. Ti do bësh shkollën  e lartë, do bëhesh mjek, do behesh avokat dhe pastaj do bësh ktë ktë ktë. Domethënë ti lëm mundësi fëmijës të gabojë, të falimentojë në rrugën e vet dhe të mësojnë nga gabimet që bëjnë”-u shpreh psikologia

Bulizmi nëprmjet rrjeteve sociale është një fenomen shqetësues, ku adoleshentët janë ndër më të prekurit, por jo vetëm.  Sipas psikologes Çoku në raste të tilla mbështetja e prindërve por dhe projektet për bullizmin në shkolla janë shumë të rëndësishme.

“Mendoj që projektet nëpër shkolla janë shumë të rëndësishme. Por jo projektet e sensibilizimit të tipit ne nuk duhet të, por projekte të tipit që si mund ta ndihmojmë njëri tjetrin, që të realizojë dëshirat e veta, rrugën e vet, si mund të bashkëpunojmë në një lloj koperimi, bashkëpunimi që nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ti nuk duhet ti bërtasësh këtij fëmije apo nuk duhet ta trajtosh keq sepse projekte të tilla të drejtëpërdrejta nuk kanë shumë funksion sidomos në adoleshencë”-tha Çoku

Hapi i parë në përmirësimin e pasojave që shkaktojnë rrjetet sociale në aspektin psikologjik, është pranimi i problemit dhe kërkimi i zgjidhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME