Categories Lajme

Zjarr në Berat/ Digjen 3 hektarë të parcelës me ullinj, flakët kanë qenë të qëllimshme

Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në në prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit,por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj.

Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi drejt pemëve por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse,flakët e mëdha janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të reja.Kjo për shkak të terrenit të vështirë kodrinor e të thepisur,që e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse në territorin e zjarrit,fikja e të cilit po kryhet me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrrollit situatën.Të njëjtat burime pohojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj zjarrëvënie, një tjetër nga të shumta zjarre të qëllimshme e të mbetura pa autor në muajt e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME