Kodrat pranë Liqenit të Thatë në Tiranë janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri me përmasa relativisht të mëdha ka rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të vënën nën kontroll flakët. Akoma nuk dihen shkaqet e tij.

