Një apartament në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Nga të dhënat mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e një apartamenti, duke shkaktuar panik tek banorët e pallatit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.