Një vatër zjarri është regjistruar sot në pyjet e Devollit në zonën e Dobergores. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se terreni i vështirë bën shumë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Ndërkohë, aktualisht në terren ndodhen vetëm punonjës të bashkisë dhe banorët e zonës, të cilët po tentojnë të lokalizojnë zjarrin me mjete rrethanore.