Sërish situata alarmante nga zjarret në Kaliforni. Flakët këtë herë rrezikojnë zonat e banuara pranë Los Angelesit, një prej qyteteve më të populluara të Shteteve të Bashkuara.
Këto xhirime janë bërë në lagjen periferike Santa Klarita, atje ku autoritetet kanë evakuuar deri një numër të madh prej 50 mijë banorësh. Flakët masive të nisura në një grumbull ferrash po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erërave të forta me një shpejtësi prej mbi 100 kilometrash në orë. Deri më tani janë djegur disa banesa.
Një tjetër vatër masive është shfaqur rreth 120 kilometra në veri të San Franciskos në kontenë Somona. Mbi 2 mijë banorë janë evakuuar edhe atje, ndërsa zjarret kanë përfshirë 10 mijë hektarë zonë pyjore.
308 mijë abonentë janë pa energji elektrike pas dëmtimit të linjave nga zjarret. Kalifornia i ka ende të hapura plagët nga zjarret katastrofike të vitit të kaluar që i morën jetën 100 personave.