Categories Lajme

Zjarri djeg pyjet e Dibrës/ Shkrumbohen dy banesa, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës, ku kërkohet ndërhyrje alarmante pasi flakët kanë shkrumbuar dy banesa në fshatin Vlashaj dhe po rrezikojnë që të djegin të tjera. Fatmirësisht të dy banesat ishin të pabanuara dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Këto vatra zjarri vijojnë të djegin pyjet e maleve të Lurës prej tre ditësh. ndërsa situata është alaramante edhe në malësinë e Bulqizës.

Deri më tani si pasojë e zjarrit janë djegur të paktën 10 ha pyje e shkurre. Banorët të alarmuar  kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi zjarri nuk mund të shuhet nëpërmjet tokës për shkak të terrenit të vështirë.

Përveç vatrës në fshatin Vlashaj të Lurës, vatra tjetër e zjarrit është në Shupenzë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë.

Edhe në këtë fshat zjarri po u afrohet banesave dhe besohet se janë djegur rreth 5 ha.

Ndërkohë pranë vatrave të zjarrit ku kanë patur mundësi për të kaluar kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe policia të cilët po mundohen të izolojnë flakët. Po ashtu kanë ndërhyrë edhe emergjencat civile të cilat bëjnë me dije se nuk ka patur deri më tani ndërhyrje nga ajri, por nëse situata do të rëndohet, nuk përjashtohet si mundësi për të shuar flakët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME