Categories Lajme

Zjarri i madh në ish-kombinatin e duhanit, jepet alarmi në Tetovë, autoritetet thirrje qytetarëve të mos dalin jashtë (Foto)

Zjarri i madh, i cili kaploi mëngjesin e sotëm një depo me materiale ndërtimore në ish-kombinatin e duhanit në qytetin e Tetovës, ka bërë që ajri të ketë një ndotje më të madhe.

Nga institucionet përgjegjëse, gjatë gjithë ditës u është bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen pa nevojë nëpër rrugët e qytetit, si dhe në hapësirat shtëpiake t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret.

Përmes një komunikate për media, Qendra për Shëndetin Publik – Tetovë apelojnë që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mbajnë maska mbrojtëse, raporton ‘alsat m’.

“Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rekomandojmë deri tek të gjithë të sëmurët kronikë dhe fëmijët, që të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë nevojë si dhe të mbajnë maskë mbrojtëse KN 95. Ndërsa sa i përket ujit të pijshëm informojmë se rezultatet fillestare të ekzaminimit tregojnë se i njejti është i pastër’, thuhet në komunikatë.

Ajo çfarë dihet deri më tani për zjarrin është se i njejti është lokalizuar dhe ekipet po punojnë në shuarjen totale të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME