Categories Lajme

Zjarri në Dropull/ Flakët në drejtim të Parkut të Syrit të Kaltër. Në aksion 4 avionë grekë dhe 1 helikopter i FA për shuarjen e flakëve

GJIROKASTËR– Në zonën e Dropullit në Gjirokastër vatra e zjarrit e cila nisi ditën e djeshme në fshatin Goranxi, nuk është shuar ende.

Zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e Gjirokastrës, por po avancon drejt perëndimit në drejtim të Finiqit si dhe drejt parkut të Syrit të Kaltër. 4 avionë grekë dhe 1 i Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e flakëve. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 12 fluturime.

Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit aty ku u shfaq një ditë më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë mbasditës së djeshme dhe sot në mëngjes, duke bërë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara.

Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull, është punuar në terren për gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota. Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullotë. Në përditësim…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME