Categories Lajme

“Zjarri në Thirrë ka zgjeruar perimetrin”, ministria e Mbrojtjes: Ja vatrat aktive në veri

Situata e zjarreve në vend Ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin.

Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit. Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në zonë po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren. Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA. Jo e mirë paraqitet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave.

Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter. Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër . Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME