Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Lurë. Referuar denoncimit të qytetarëve në redaksin e RTV Ora bëhet e ditur se zjarri ka rënë në fshatin Vlashaj të Lurës.
Zjarri ka nisur që prej mëngjesit të ditës së sotme, por vetëm në mbrëmje forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërkohë qytetari për RTV Ora konfimon se zjarri është ende aksit dhe po vijon djegia e pyjeve.