Categories Lajme

Zjarri shkrumboi 12 apartamente, policia zbulon shkakun

Policia bëri të ditur se shkak i rënies së zjarrit që shkrumboi plotësisht dy katet e një pallati në Pogradec janë bërë shkëndijat e oxhakut. Hetimet zbuluan se ato janë përhapur në një nga apartamentet që ishte ende në ndërtim e sipër në katin e fundit, e pikërisht në disa konstruksione druri në papafingo.

Ato morën flakë menjëherë e zjarri i favorizuar edhe nga era, u përhap menjëherë në gjithë katin. Shefi i Shërbimit të Zjarrfikëses shpjegon edhe defektin e ndodhur në një prej autoboteve gjatë tentativës për shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar, por dëmet materiale duken të jenë të mëdha. Banorët janë ende të traumatizuar nga kjo fatkeqësi. Autoritetet vendore u kanë ofruar strehim banorëve, ndërkohë që sqarojnë se do të ketë edhe dëmshpërblim sipas ligjeve ne fuqi. Zjarri i fuqishëm që përfshiu pallatin shkrumboi gjithsej 12 apartamente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME