Categories Lajme

Zjarri shkrumbon aeroportin e Katanias, fluturimet anulohen deri më 19 korrik

Aeroporti ndërkombëtar “Vincenzo Bellini” në Katania është pushtuar nga flakët mbrëmjen e djeshme pas orës 23:00.

Zjarri ka nisur në bazën e poshtme të terminalit ajror, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi aeroporti u braktis nga pasagjerët me nxitim.

Sac, kompania administruese e aeroportit të Katanias, komunikon se, për shkak të zjarrit që shpërtheu në terminal, operacionet e fluturimit janë pezulluar deri në orën 14:00 të datës 19 korrik.

Sakaq, mediat italiane raportojnë se në katin e fundit të aeroportit ka pasur momente frike të forta, teksa terminali u mbush me tym të dendur.

Në rrëmujën e përgjithshme që u krijua prej zjarrit kishte nga ata që bërtisnin dhe që qanin, të shtyrë për tu larguar me shpejtësi nga personeli i sigurisë që bërtisnin “të gjithë jashtë“.

Qendra Operative e Zjarrfikësve bëri të ditur se zjarri u lokalizua dhe u fik nga ekipet që ndërhynë me shpejtësi nga selia qendrore e komandës Etna.

Zjarrfikësit janë ende në punë në aeroportin e mbushur ende me tym, për të kryer operacionet e fundit të pastrimit dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë vijojnë operacionet e kontrollit dhe bonifikimit të aeroportit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME