Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën në Maliq, familjarët mes panikut: Na ndihmoni!

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Vlocisht të Maliqit. Mësohet se flakët kanë shkrumbuar banesën, ndërsa sipas zonjës së shtëpisë, Tefta Mollaymeri, shkak ka qenë oxhaku, prej ku është përhapur zjarri dhe më pas është përfshirë nga flakët edhe një bombol, që ndodhej afër.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht bombola nuk ka arritur të shpërthejë, pasi zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke nxjerrë nga banesa edhe dy bombola të tjera, që ndodheshin brenda.

Familjarët treguan për “News 24” zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë. Sipas tyre, ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie. Ndërkohë familjarët apeluan për ndihmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME