Categories Lajme

“Zjarrin e ndezi gjyshja e saj”, flet i afërmi i 13-vjeçares që humbi jetën sot

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, teksa nj 13-vjeçare humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë barakën ku ajo jetonte. Një i afërm i vajzës ka treguar se 13-vjeçarja ka qenë duke fjetur gjumë në momentin kur baraka është përfshirë nga flakët. Ai shtoi se zjarri brenda në barake u ndez nga gjyshja e vajzës.

Sipas tij, gjyshja e saj kishte shkuar në banjë në momentin që flakët kishin filluar të përhapeshin në barake.

“E kemi pas të shtëpia e fëmijës, e kemi pas edhe në Tiranë. Po shkuam e morëm para vitit të ri që të festonte me familjen. Ajo ka pas probleme mendore, ka qenë gjyshja e vet që ka ndezur zjarrin në barake. Edhe kjo ka qenë në gjumë. Në momentin që është ndez zjarri ka shkuar në banjë, kur ka dal ka pa flakën. Vajza ka qenë në gjumë. Unë i kam njerëzit e gruas.

I vëllai ishte tu pi kafen e mëngjesit jashtë. Kemi pas me probleme gocën. Ka pas probleme me veshin shumë keq. E kemi vizitu në Shkodër, pas kësaj e çuam edhe atje tek qendra ku rrinte goca me fol me ta për problemin. Ndodhi kështu si ndodhi nuk e di tani”, tha i afërmi i vajzës për Report Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME