Categories Sport

Zlatan Ibrahimovic apo Luka Jovic? Milani nuk heq dorë nga asnjëri

Zlatan Ibrahimovic u rikthye në Suedi në datë 12 mars dhe vendosi të kalonte periudhën e nxehtë të koronavirusit në vendlindje, aty ku nuk u detyrua karantina. Sulmuesi përfitoi të mbante trupin në formë dhe u stërvit me Hammarby, klub në të cilin është bashkëpronar.

38-vjeçari do të kthehet nesër në Milano dhe do të nisë një periudhë karantine prej dy javësh. Ibra do të stërvitet në shtëpi gjatë kësaj kohe dhe do të ndiqet në lidhje direkte nga stafi teknik i kuqezinjve. Dëmtimi i Luka Jovic, objektivit të madh të Milanit për repartin e sulmit, mund të ndikojë që drejtuesit të rinovojnë me Ibrahimovic.

Sportmediaset raporton se klubi italian nuk e ka problem t’i ketë në dispozicion të dy lojtarët me origjinë sllave. Ivan Gazidis do të tentojë të bindë Ibrën për rinovimin, duke i premtuar që do të jetë ai titullari deri në momentin e rikuperikit të Jovic, gjithmonë nëse ky i fundit zbarkon në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME