Categories Lajme

Zoga Myrtaj dërgon letër pas 5 vitesh

Pranvera Myrtaj, nëna, dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.

Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë. Kthimi për pak kohë, do të ishte argëtim  me bashkëmoshatarët e saj. Në atë kohë, babai i Zogës, rezulton të jetë duke kryer bu rg prej 14 muajsh dhe për këtë arsye, personi që do të kthehej në Shkodër pas 2 javësh, për të marrë Zogën ishte vëllai i madh i saj, Selimi. Por me të mbërritur në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ymerit, Selimi përballet me një fakt te hidhur, pasi mëson se prej një jave, motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se askush nuk kishte asnje informacion për të.

Madje, asnjë pjesëtar i familjes së xhaxhait nuk e kishte lajmëruar Selimin, apo familjen e tij për këtë fakt. Një informacion rrjedh më vonë nga vajza e Ymerit, e cila i tregon Pranverës, nënës së Zogës, së Ymeri e kishte lënë dy ditë pa ushqim dhe se e kishte dhu nuar shpesh herë derisa Zoga ishte larguar. Por Ymeri e mohon  vazhdimisht këtë pretendim.

“E ka izoluar xhaxhai, e ka lënë pa bukë dhe është detyruar që të hidhet nga dritarja që të shpëtojë. Vajza e xhaxhait na tregoi. Është 18-vjeçe. Më ka thënë e ka “rra hur baba , e ka lënë 2 ditë pa hëngër, ka ardhur i de hur nga Shkodra dhe ka dhu nuar vajzën”, atëherë ne se kemi parë më. Jo nuk interesohet hiç babai. Janë racë e egër. Xhaxhai na ka rra h shpesh, edhe fëmijët e tij, edhe nusen e vet. Motra di të shkruaj vetëm emrin”, tha Bardha.

Ndërsa babai, i cili vazhdonte të qëndronte në b urg, njoftohet 10 muaj më vonë për largimin e vajzës së tij, lajm ky të cilin e merr nga bashkëshortja Pranvera, dhe jo nga vëllai i tij e cili e takonte atë çdo javë. Që nga shtatori  vitit 2013, asnjë de,noncim nuk është bërë për  Zoga Myrtaj, e cila rezulton të ishte vetëm 17 vjece. Ndërkohë, problemet mesfamilje së Zogës dhe xhaxhai nuk kanë të sosur. Ndërkohë për shkak të një debati për pronën, vëllai i madh, Selimi kryen një dënim prej 5 vitesh pasi qëllon xhaxhain. Por sipas nënës së tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe së nuk është e vërtet që djali i saj ka kryer një veprim të tillë dhe se ai e ka bere pasi humbi Zoga kete gje.

Por vetëm një vit e gjysmë më parë, mbërrin  një letër mbërrin në shtëpinë  e tyre. E në të, shkruhej:”Jam mirë , mendoj sa më parë të Bashkohem  me ju  dhe ndodhem në një vend shumë të sigurt.  Me dashuri Zoga!“ E bashkë me këtë fjali të pritur prej vitesh nga familjarët gjendej një foto e Zogës e realizuar, ndoshta pak kohe para se të niste letrën.

Një emigrant nga Greqia pretendon se ka parë Zogën në Greqi, në fshatin Kavalla. Ai tregon se ka pasur mundësinë që të të flasë me të dhe i ka treguar se në Shqipëri është dhunuar, ka pasur probleme me familjen. Ajo punonte si kameriere. Personi shprehet se e ka takuar para katër ditësh.

Një tjetër informacion e vjen nga Italia, ku një person pretendon se e ka parë në shtetin fqinj.Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë”. Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME