Gazetari Thimi Samarxhiu është zhvendosur sot fare pranë vatrës së nxëhtë të luftës Rusi-Ukrainë. Ai ka shkuar në kufirin e Poloni-Ukrainë, për të ndjekur LIVE me emisionin “Zona Zero” në Top News, situatën atje.
Shumë polakë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar ukrainasit, duke i ofruar transport dhe ushqim falas.
Një polak ka dalë në kufi me një letër në dorë ku shkruan: “Mund të ndihmoj 2-3 veta”. Ndërsa për ndërkombëtarët shtetasi polak tha për gazetarin Samarxhiu se ata duhet t’i ndihmojnë të gjithë.
Ndërsa një shqiptar në Poloni, Antonio Marku, i cili ka bërë dhe rolin e përkthyesit për emisionin Zona Zero tha se është i habitur nga mikpritja e polakëve.
“ Jam shumë i habitur nga mikpritja e polakëve, ata kanë treguar solidaritet të madh. Këtu kanë ardhur qindra polakë për të ndihmuar njerëzit. Janë polakë që po i ofrojnë ushqime e transport ukrainasve. Ua kanë dhënë falas. Është një gjest shumë i madh që kanë bërë polakët,” tha Antonio.


