Categories Lajme

Vrasja e kamerierit në një lokal në Labinot, gjykata vendos masën për 34-vjeçarin, bashkëpunëtor i autorit

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën arrest në burg për 34-vjeçarin Luan Dulellarin, banues në fshatin Ploçisht. Mësohet se Dulellari nuk ka pranuar të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.

Gjyqtarja  Idush Maliqi pasi ka shqyrtuar të shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga prokurori  Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “.

Sakaq ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë në Elbasan, ku në ambientet e një lokali pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari Erjon Llapushi ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, kryekamerier , i cili për pasojë gjeti vdekjen në spital  disa ditë më pas. Dulellari u  akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer nga 33-vjeçari Erjon Llapushi.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME