Categories Lajme

“Zotët e pyllit”, 6 shqiptarët që habitën policinë spanjolle

Plantacione marijuanë në mes të pyllit, sekuestrohen 16 mijë bimë. 6 të arrestuar Policia spanjolle arrestoi 6 shqiptarë dhe sekuestroi 16 mijë bimë marijuane, pas një hetimi të nisur për një seri grabitjesh që i çoi oficerët në zbulimin e një 2 plantacioneve gjigande dhe të sofistikuara droge, të fshehura mes pishave në një zonë të largët pyjore. Operacioni nisi 6 muaj më parë, kur policia spanjolle mësoi se një bandë shqiptarësh qëndronte pas vjedhjeve të makinetave të cigareve nëpër lokale e karburante, në rajonin verilindor të Aragón. Oficerët zbuluan se e njëjta bandë po rriste gjithashtu marijuanë në shkallë të gjerë dhe kishin ngritur kamping, për të mbajtur nën vëzhgim të mbjellat. Plantacionet ishin ngritur në thellësi të pyjeve pranë Agüero dhe Murillo de Gállego në Aragón. Për të shkuar në këtë zonë duheshin 30 minuta udhëtim me makinë 4×4 dhe 30 minuta të tjera në këmbë, nëpër rrugë të vështira. “Banda kishte pastruar një zonë të madhe nga pishat, në mënyrë që të maksimizonin hapësirën për rritjen e marijuanës. Ata kishin vendosur gjithashtu sistem vaditje e gjeneratorë“, tha policia në një deklaratë për mediat. Oficerët zbuluan gjithashtu se vendi ruhej ditë e natë. “Për ta bërë këtë, banda kishte ngritur kamping dhe kishin gjithçka që iu duhej për të qëndruar sa më gjatë, përfshirë ushqime, ashtu sikurse edhe furrë prej druri. Duke qenë njohës të mirë të pyjeve ku jetonin, hetimi në terren ishte tepër i vështirë“, tha më tej policia spanjolle.

Sipas asaj që shkruan The Guardian, plantacionet u bastisën në Shtator. Për shkak të terrenit të vështirë, të paktën 70 oficerë policie u angazhuan në transportimin e bimëve të sekuestruara në vendin më të afërt me automjete 4×4. “Operacioni çoi në shkatërrimin e bandës së përbërë nga 6 persona dhe sekuestrimin e 16 mijë bimëve, që në total peshonin 3.5 ton”, tha në deklaratën e saj policia, e cila theksoi gjithashtu se kjo ishte sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë më parë në Aragón./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME