Categories Lajme

Zv.ministri Kristo takon peshkatarët e Vlorës: Aplikoni për fonde, ministria ofron asistencën e nevojshme

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, u bëri thirrje peshkatarëve të qytetit të Vlorës, të aplikojnë për grante me qëllim zhvillimin e teknologjisë së aktivitetit të tyre me mjete bashkëkohore.

Gjatë një takimi në zonën e Triportit, ku merrni pjesë dhe përfaqësues nga bashkia e Vlorës, zv.ministri Kristo nënvizoi se, në ndihmë të sektorit të peshkimit, Bashkimi Evropian i ka akorduar qeverisë shqiptare një fond prej 1.5 milionë euro”. Kristo tha se, ky fond do të shërbejë për zhvillimin dhe modernizimin e flotës së peshkimit.

Mbështetja me fonde që u jepet peshkatarëve është në masën 50 %. Peshkatarët mund të aplikojnë me projekte për ndërhyrje në zëvendësimin e motorëve të vjetër, rrjetave të vjetra të peshkimit ose blerjen e pajisjeve elektronike në bordin e anijeve të peshkimit, për blerjen e frigoriferëve makina akulli etj.

“Qëllimi ynë është t’i japim peshkatarëve asistencën e nevojshme që këto fonde të përthithen nga peshkatarët. Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nga ana e saj ka lehtësuar ndjeshëm dokumentacionin që nevojitet me paraqitjen e projektit. Gjithashtu në dispozicion të aplikuesve, kemi publikuar informacionin dhe në faqen e internetit të ministrisë”, u shpreh gjatë takimit me peshkatarët, zv.ministri.

Në fund të takimit, ai bëri apel për dorëzimin sa më parë të projekteve pasi aplikimi për grante në sektorin e peshkimit mbyllen më 31 janar 2021. e.xh/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME