Categories Lajme

Zv/ministrja e Arsimit: Mbi 30 shkolla nuk hapen të hënën, të tjerat janë 100 për qind të sigurta

Mbi 30 shkolla të dëmtuara nga tërmeti nuk do të hapen as nesër. Gjasat janë që ato të mbeten të mbyllura deri në janar. Kjo do të ndikojë në rreth 15 mijë nxënës, të cilët do ta zhvillojnë mësimin duke u zhvendosur në shkolla pritëse. Për shkollat e tjera, të cilat janë inspektuar qeveria siguron se janë të sigurta.

Vendimin për të mos hapur as të hënën mbi 30 shkolla të dëmtuara e njoftoi zëvendësministrja e Arsimit Lorena Haxhiu gjatë një interviste për RTV Ora. Ajo tha se “janë marrë të gjitha masat që në zonat rurale nxënësit të transportohen në shkolla të tjera” dhe se transporti “do të mbulohet nga buxheti i ministrisë”.

Zëvendësministrja tha se plani i zhvendosjes do të prekë 15 mijë nxënës, është parashikuar për “muajin dhjetor dhe janar” dhe se buxhetit të ministrisë mund t’i kushtojë 15-17 milionë lekë.

Për sa i përket shkollave që do të hapen të hënën, Zëvendësministrja Haxhiu garantoi se të janë 100% të sigurta.

“Të gjitha shkollat që do të hapen në datën 9 dhjetor janë shkolla 100% të sigurta. Vetë ministrja së bashku me ekipin që ka punuar në terren kanë arritur të mundësojnë kontrollin e imtësishëm të këtyre shkollave inspektimeve nga tre grupe”.

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi 26 shkolla: 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Ministria vendosi ta shtynte mësimin për disa shkolla më 9 dhjetor deri sa të vendosej një zgjidhje e sigurt.

Nga shkollat e kryeqytetit, janë dëmtuar seriozisht gjimnazi Sami Frashëri dhe shkolla 9-vjeçare Emin Duraku.

Fëmijët, të cilët janë strehuar në hotele pas dëmtimit të shtëpive nga tërmeti, do të vazhdojnë mësimin nëpër ‘klasa provizore’ brenda hoteleve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME