Categories Lajme

Zyrtare/ Bie qeveria Hoti në Kosovë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Kushtetuesja ka kontstatuar që vota se deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

Lëvizja Vetëvendosje lëndën për votën e Etem Arifit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 11 korrik të këtij viti. Sipas partisë që drejton Kurti, Etem Arifi, s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME