Categories Lajme

Zyrtare/ Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, zgjat 3 vite!

U nënshkrua sot (15 janar 2025) në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja bashkon vendet në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

Vlera e infrastrukturës shkon në një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”  shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, shkruan Ansa.
Më herët, gjatë fjalës së tij në Samit, Kryeministri tha se marrëveshja do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të ripërtëritshme.

Në fjalën në Samitin e “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku prezantoi projektet Rama e cilësoi një hap kyç për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në sektorin energjitik dhe për forcimin e pozicionit të saj në rajon. Ai gjithashtu theksoi se ky partneritet do të kontribuojë jo vetëm për energjinë, por edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon.

“Marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon. Ky hap për rajonin dhe Europën nuk do ishte i mundur pa bashkëpunimin e Emiratet dhe pa dikë që dua të përmend se ka qenë kyç në orientimin doktori Sulltan Axhav. Partneriteti me Emiratet në sektorin energjitik shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra dhe konflikte, keqkuptime i kanë dhënë formë së shkuarës sonë dhe dëshira për të qenë pjesë e familje së madhe europiane duhet mbështetur me nisma konkrete për të kapërcyer të shkuarën. Bashkëpunimi midis kompanisë shtetërore dhe Masdarit synon të zhvillojë deri në 3 giga v energji të ripërtëritshme.’
Ai falënderoi Sheikun Muhamed Zayed për mbështetje dhe frymëzim në këtë rrugë përpara, duke theksuar rëndësinë e diversifikimit të sektorit energjitik, ku Shqipëria po bëhet pjesë e vendeve kryesore të Europës për energjinë e ripërtëritshme.

‘Nder i madh që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë, por atë çka në kohë është e ardhmja e Shqipërisë me çuarjen pra të energjisë së pastër me partnertitet me Emiratet. Falënderoj lartësinë e tij Shei Muhamed Zayed për mbështetjen dhe vazhdueshme dhe frymëzimin për mua dhe për ne në këtë rrugë përpara ku së bashku dhe falë Emirateve trë Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka po diversifikojnë sektorin energjitik. Prodhimi energjitik është 100% nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme është 44%. E bën Shqipërinë pjesë të vendeve në krye të listës europiane së bashku me vendet skandinave për % e energjisë së përtëritshme.’

Në fjalën e tij, Rama shprehu mirënjohjen për kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila ishte e pranishme në ngjarje për të mbështetur marrëveshjen strategjike që do të ndihmojë Shqipërinë të arrijë objektivat e saj energjitike dhe të bashkohet më tej me familjen europiane.

‘Është një kontribut jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon. Në mënyrë të tillë që të gjithë ne duam të arrijmë duke u bashkuar me familjen europiane. Shpreh mirënjohjen time edhe për dikë që sapo hyri në sallë dhe të gjithë u ngritët në këmbë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Që është këtu për të bekuar këtë marrëveshje. ‘

Marrëveshja, për palën shqiptare u nënshkrua nga Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i pajetë në oborrin e banesës dy ditë më parë, del raporti mjeko-ligjor: 81-vjeçari është vrarë!

Një 81-vjeçar u gjet pa shenja jete ditën e hënë në oborrin e banesës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Duhet kujdes, të mos ngatërrohen ngjarjet”, detaje për vrasjen e Kristian Markut: Situata në Mirditë aspak e qetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit serb

Në një ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial të Reçakut, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy shpërndarësit. Ja kush janë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u evidentua se shpërndanin lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Janar 2025

Dashi Me Hënën në favorin tuaj, humori do të jetë në maksimum, ashtu si dhe…

LEXO ME SHUME