Categories Lajme

Zyrtare, kushtet e reja për shqiptarët për të udhëtuar drejt Greqisë

Zv/ministrja e Shëndetësisë në Greqi ka zyrtarizuar ditën e sotme masat e reja shtrënguese për festat që do të futen në fuqi për hyrjet në pikat kufitare duke filluar nga 19 Dhjetori.

Të gjithë udhëtarët do të lejohen që të futen në Greqi me një test molekular negativ (PCR) prej 72 orësh ose një test të shpejtë për koronavirusin, pavarësisht nëse kanë certifikatën e vaksinimit.

Urdhri prek të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç. Nga masa përjashtohen udhëtarët që qëndrojnë jashtë Greqisë për më pak se 48 orë. Numri dy i shëndetësisë në Greqi, Mina Gaga, u shpreh s kjo është një masë emergjente që merret për shkak të fluksit të lëvizjeve për festat e fundvitit.

Kjo masë do të hyjë në fuqi mëngjesin e së dielës, datë 19 Dhjetor. Greqia po përballet me variantin e ri “Omicron” dhe një valë të re infektimesh me COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME