Categories Showbiz

Zyrtarët e lartë të Kosovës letër familjes së Rikard Ljarjes

Ministrja e Kulturës në Kosovë, Vlora Dumoshi dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i kanë dërguar një letër ngushëllimi familjes së Rikard Ljarjes, i cili humbi jetën 3 ditë më parë.

“Rikardi ishte aktori, regjisori dhe skenaristi që me talentin, fisnikërinë dhe hijeshinë e tij ndriçoi skenën dhe ekranin shqiptar, për të lënë aty, gjurmët e pashlyera të roleve unike të realizuara mjeshtërisht prej Tij. Ai ishte magneti që na mbante mbërthyer sa herë shfaqej në ekran me gjithë potencën artistike dhe peshën e fjalës që e bënte atë krejt të veçantë e të papërsëritshëm në kinematografinë shqiptare”, thuhet në letrën e ambasadës së Kosovës në Tiranë”. Ndërkohë në letrën e ngushëllimit, Vlora Dumoshi shkruan se Rikardi e ka ngritur kulturën shqiptare në një nivel tjetër me angazhimin e tij.

“Vdekja e tij ishte humbje e madhe për artin shqiptar, por korpusi i vlerave filmike që do la pas vetes, janë një pasuri e çmuar artistike që ka vulën e kulturës shqiptare dhe bën që emri i tij të mos harrohet kurrë. Fizikisht ai nuk do të jetë më i pranishëm me ne por do të kujtohet gjithmonë përmes veprës shumë të çmuar dhe me vlerë që la pas”, thuhet në letrën e ministres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME