Categories Lajme

Zyrtarizohet data/ Ministri i Jashtëm grek viziton Tiranën: Duhet të zgjidhet sa më shpejt çështja e detit

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, do të vzitojë Tiranën në datën 20 Tetor. Kryediplomati grek mbërrin në Tiranë rreth 1 muaj pas vizitës së kryeministrit Rama në Athinë, i cili në datat 15-16 shtator mori pjesë në një konferencë rajonale në kryeqytetin grek. Gjatë kësaj vizite zyrtatre në Athinë Rama takoi dhe homologun grek Mitsotakis, madje pati dhe një darkë me të.

Arsyeja kryesore e vizitës së Dendias në Shqipëri është deti, që riktheu debatin edhe njëherë në dy anët e kufirit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias tha pak ditë më parë që çështja e kufirit detar me Shqipërinë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një intervistë për mediat greke, ai u shpreh se shpreson te rinisja e dialogut. Dendias theksoi se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

Debati me Greqinë për detin u rindez, pasi Athina zyrtare deklaroi se do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME