Categories Lajme

“A mbaruat punë”, si u “fundos” nga SMS-të me trafikantët e drogës efektivi i “Operacionales”!

Efektivi i “Operacionales”, E. Sh., i cili u ndalua sot nga AMP, është fundosur nga mesazhet që janë zbuluar në celularët e të arrestuarve dhe dyshohet se ka pasur dijeni për kokainën e gjetur në automjetin ku ndodheshin tre të rinjve E., S., I. B., dhe Sh. O., gjatë aksionit të antidrogës mbrëmjen e 21 marsit.

Gazetari Ilgi Çelmeta raporton se nga zbërthimi i telefonave celularë të të rinjve që po trafikonin lëndën narkotike u zbulua se ishte i përfshirë edhe efektivi E. Sh.

Mësohet se në telefonin një prej të rinjve të arrestuar mbrëmjen kur u zhvillua aksioni i agjentëve të antidrogës ka pasur 7 thirrje të humbura nga efektivi i Operacionales, i cili dyshohet se ka qenë në zonën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka tentuar t’i njoftojë të rinjtë.

Dyshohet gjithashtu se ka lajmëruar edhe grupin tjetër që tre të rinjtë do të shkëmbenin drogën me paratë.

Është zbuluar edhe një mesazh një telefonin e një prej të arrestuarve ku efektivi i shkruan: “A mbaruat punë?”. Gjithashtu numri i tij ishte regjistruar në një prej telefonave të të arrestuarve me emrin “Visi i pazarit” dhe ai dyshohet se ishte personi që bënte lidhjen e grupeve kriminale dhe pazarin për lëndët narkotike.

38-vjeçari po hetohet nëse ka pasur lidhje me banda të tjera kriminale. Ndërsa është marrë në pyetje, ai ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME