Categories Lajme

21 vjeçari bie aksidentalisht nga tarraca e biznesit, transportohet drejt spitalit të Traumës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (23 mars) në qytetin e Lezhës.

Një 21-vjeçar dyshohet se ka rënë  aksidentalisht  nga tarraca e biznesit, në pronësi të familjarëve të tij.

Si pasojë ai ka marrë dëmtime të rënda dhe po transportohet në spitalin  e Traumës  në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME